Përbërësit:

– 1 kg fasule

– 1 kg qepë

– 5-6 speca të pjekur

– 100-150 gr proshutë

– 1 filxhan vaj

– Piper, kripë

– Gjethe dafine

Përgatitja:

-I vëmë fasulet të ziejnë në ujë të bollshëm dhe më pas i kullojmë.

-Pasi u hedhim kripë i shtojmë piperin e zi, gjethet e dafinës dhe i ziejmë sërish derisa të zbuten mjaftueshëm kokrrat e fasules. Për rreth 1.5-2 orë.

-Në tavën e dheut, qeramike ose zjarr-rezistuese hedhim vajin dhe qepët e grira dhe i fërgojmë ngadalë derisa të zbuten mirë qepët.

-Më pas shtojmë fasulet e kulluara nga lëngu në të cilin është zier, i përziejmë pak dhe i vëmë sipër fetat e prera të proshutës dhe specat e pjekur, të qëruar

-Tavën e fusim në furrë në temperaturën 220 gradë për 15-20 minuta./tvklan.al