Folklori gjen gjithnjë vend në muzikën e Red Radojës. Dashuria për t’i përfshirë këto melodi instrumentore.

Në krijmtarinë e tij vjen që nga fëmijëria. Legjendat, proverbat e këngët e kreshnikëve tërhiqnin imagjinatën e Redit fëmijë. Pas studimeve për piano në të mesmen artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës me pas në konservatorin e Strasburgut dhe diplomimit për muzikologji në Universitetin e Strasburgut, Redi gërmon në folklor për të krijuar veprat e tij, që mbajnë tituj të moçëm si “Fuqia e Mujit”, “Lisi i Dodones” apo “Kënga e Garrive”.

Për të mbërritur te keto kompozime, pianistit shqiptar i është dashur të udhëtojë nga Franca në veriun e Shqipërisë, në kërkim të atyre tingujve që kryesisht luheshin në lahutë.

Pikësynimi nuk është vetëm dokumentimi.

Albumi i tij pianistik frymëzuar nga tradita vjen nesër me një koncert solo në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Tv Klan