redi jupi

Kombëtarja Shpresa dhe ajo e 19 – vjeçarëve kanë trajnerë të rinj. Redi Jupi dhe Arian Bellai, dy ish – futbollistë të Kombëtares do të drejtojnë këto përfaqësuese. Ata do të zëvendësojnë respektivisht Skënder Gegën dhe Altin Lalën. I pari po drejton në Kuvajt ekipin Al-Jahra, ndërsa i dyti është larguar për arsye personale. Redi Jupi ka patur një përvojë si trajner – lojtar te Dinamo para shumë vitesh dhe kohët e fundit ishte shefi i zyrës së talenteve në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Redi Jupi (Trajner i Kombëtares Shpresa): “Jam marrë edhe më parë me ekipin, pasi i kemi përzgjedhur me Gegën. Ky është vetëm një vazhdim i një pune të nisur”.

Arian Bellai drejtoi Luftëtarin në 2013. Bellai ka qenë pjesë e Shqipërisë U19 si ndihmës i Foto Strakoshës dhe më pas Altin Lalës.

Arian Bellai (Trajner i Kombëtares U19): “Lojtarët janë përzgjedhur, por nuk përjashtoj vëzhgimin e tjerëve”.

Te 21-vjeçarët zv/trajner është Vasillaq Zëri, ndërsa te 19 -vjeçarët, Sulejman Demollari, të dy ish-lojtarë të përfaqëusesve. Kombëtarja Shpresa i ka nisur kualifikueset e Euro 2017 dhe në shtator ka 2 ndeshje të rëndësishme, ndërsa jo U19 do të zhvillojë në nëntor turneun eliminator për Euro 2016.

Tv Klan