Nëse Katalonja do të mund të fitojë pavarësinë, atëherë surpriza mund të ndodhin edhe në futboll.

Barcelona, Espanyol dhe Girona mesa duket do të fillojnë të kërkojnë kampionate të tjera për të luajtur futboll.

Gjigandët e Camp Nou-t mund t’i bashkohen kampionatit anglez, francez ose atij italian nëse Katalonja arrin të fitojë pavarësinë.

“Në rast të pavarësisë, ekipet katalanase në La Liga; Barcelona, Espanyol dhe Girona mund t’iu duhet të vendosin se ku do të luajnë: në ligën spanjolle apo në ndonjë vend fqinj si Italia, Franca apo në Premier League”

, tha ministri i sporteve për rajonin e Katalonjës, Gerard Figueras.

Një referendum do të mbahet të dielën në Katalonja për të kërkuar që të njihen si shtet me të drejtat e tyre, mirëpo qeveria spanjolle e konsideron këtë proces të jashtëligjshëm./tvklan.al