Zvicra po voton në referendum për të shtuar të ardhura bazë për çdo qytetar, duke u bërë vendi i parë me këtë lloj votimi. Propozimi bën thirrje për qytetarët zviceranë, për tu paguar me të ardhura mujore, pavarësisht nëse punojnë apo jo.

Akoma nuk është caktuar një shifër, por propozuesit kanë sugjeruar të ardhura mujore prej 2.500 franga zvicerane, (2.555$) për të rriturit dhe 625 franga zvicerane për çdo fëmijë.

Në mesin e politikanëve kjo ide pati shumë pak mbështetje, duke mos dalë në favor asnjë parti politike, megjithatë janë mbledhur më shumë se 100.000 firma dhe për këtë arsye kjo ide është vënë në votim, sipas sistemit zviceran.

Che Wagner, nga grupi bazë i fushatës së të ardhurave, ka thënë se këto para do të vlenin për diçka. “Në Zvicër mbi 50% e punës së bërë është e papaguar, është puna në shtëpi, e cila është e pranishme në komunitete të ndryshme. Puna do të ishte më e vlefshme me të ardhura bazë mujore”.

Ideja është gjithashtu duke u marrë në konsideratë nga vende të tjera. Në Finlandë, qeveria po konsideron një gjykim për tu ofruar të ardhura bazë rreth 8.000 njerëzve me ardhura të ulëta.

/tvklan.al