Kryetari i Kuuvendit Ilir Meta thotë se vërejtjet e bëra nga Partia Demokratike në mbledhjen e Komisionit të Reformës në Drejtësi, nuk duhen trajtuar si kushte. Kryeparlamentari shprehet se për çdo mosmarrëveshje palët duhet t’i referohen draftit të Komisionit të Venecias ose misionit “Euralius”.

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit: “

Nuk kemi të bëjmë me 11 kushte,  PD-ja synon që të zgjidhen apo diskutohen sipas këndvështrimit që ajo ka. Me më shumë durim dhe vullnet absolutisht është tërësisht e mundur që reforma të përmbyllet, pasi për çdo çështje kemi  rekomandim nga Komisioni i Venecias”

Meta nuk jep një përgjigje të qartë nëse për Reformën në Drejtësi është e nevojshme një tryezë e nivelit të lartë politik.

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit:

“Nuk përjashtojmë asnjë mundësi që ndihmon për të forcuar klimën e mirëbesimit”.

 

Ndërsa kundërshtitë e shprehura nga anëtari i LSI në Komisionin e Reformës Zgjedhore Spartak Braho, Meta i kalon me një batutë.

Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit:

“Ky ka qenë një koment i tepërt, nuk është hera e parë që z.Braho rebelohet”.

Tv Klan