leskovikProtestat kundër variantit të qeverisë për reformën territoriale kanë vazhduar sot në disa pjesë të vendit.

Në Leskovik, banorët bllokuan rrugën kryesore për më shumë se gjysmë ore.

 

Ata kundërshtojnë bashkimin e Leskovikut me Ersekën dhe paralajmërojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet lokale.

Banorët thonë se e kanë të pamundur të marrin shërbimet në Ersekë, pasi ajo ndodhet 50 kilometra larg.

Në protestë dolën edhe 5 njësi vendore të zonave të Lumit të Vlorës, të komunave Brataj, Vllahinë, Kote, Sevaster e Armen, për të kundërshtuar bashkimin me bashkinë e Selenicës.

Edhe banorët e 3 komunave të Gollobordës kanë dalë kundër reformës, duke thënë se për qendrimin e tyre kanë edhe mbështetjen e Maqedonisë.

Një ditë më parë në protestë u hodhën banorët e komunave Novoselë, Qendër e Shushicë, në Vlorë.

 

TV KLAN