Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e së hënës Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.

Sipas burimeve të “ABC News”, në takim u diskutua për reformën zgjedhore.

Mbledhja e zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit zgjati për rreth dy orë dhe ishte e mbyllur për median.

Në fokus të diskutimeve ishte edhe axhenda parlamentare për javët në vazhdim. /tvklan.al