PRESIDENTI_QARTESIMPresidenti i Republikës, Bujar Nishani ka reaguar pas rrëzimit nga mazhoranca në parlament të dekreteve të tij për emërimin e dy anëtarëve të rinj të gjykatës së lartë, kandidatura të cilat u rrëzuan edhe në komisionin e ligjeve. Kreu i shtetit thotë se arsyeja e sjellë nga Komisioni, sipas të cilit dy kandidatët nuk plotësonin kushtin për të pasur formim specifik në të drejtën administrative është një gjykim i thjeshtëzuar, një arsyetim i pabazuar dhe një justifikim i sforcuar.

Refuzimi, – vijon më tej presidenti në deklaratën e tij, – është pasojë e një truku procedurial dhe urdhëri politik. Është një tregues më se i qartë se konsensusi politik i arritur mes palëve pas kërkesës së Bashkimit Europian për Ligjin e ri të Gjykatës së Lartë, nuk e kaloi provën. Kreu i shtetit thotë se mazhoranca po sillet kundrejt tij si me një armik politik.

Kreu i shtetit thekson se është në favor të interesit të përgjithshëm të vendit dhe qytetarëve shqiptarë, që vendimarrje të tilla që në thelb kanë edhe parimin e luajalitetit ndërinstitucional, të mos cënohen nga interesa të grupimeve politike.