Dramaturgu britanik Peter Shaffer pas premierës me “Equus” rikthehet në skenën shqiptare me një tjetër vënie për herë të parë. “Komedi në errësirë” quhet vepra dhe regjisorja Najada Elmazi sjell historinë e piktorit Brindsley Miller dhe të fejuarës së tij, Carol.

Për t’i bërë përshtypje vjehrrit kolonel dhe milionerit Georg Bamberger, me shpresën se ky i fundit do të blinte ndonjë vepër, shtëpinë e zbukurojnë me mobiliet e komshiut. Para se të vinin të ftuarit, ikin dritat dhe shtëpia zhytet në errësirë.

Këtu nis e zbërthehen edhe karakteret nën interpretimin e aktorëve të njohur të komedisë si Gentian Zenelaj, Marjana Kondi dhe Mehmet Xhelili.

“Komedi në errësirë” si një ndër më shumë të luajturat në Broadway, është një vepër për individin dhe raportin e tij me errësirën në kuptimin metaforik.  Humori i zi i Peter Shaffer nga sonte ngjitet në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. /TV KLAN