Rei Manaj është prezantuar te Pisa. Sulmuesi i Kombëtares do të luajë për pjesën e dytë të sezonit tek ekipi i Serie B. 19-vjeçari i cili nuk kaloi momente të mira te skuadra e Pescara dëhsiron të bëjë më mirë te ekipi i drejtuar nga Genaro Gattuso.

Rei Manaj, futbollist i Pisa:

Dua të bëj më të mirën për ekipin dhe të arrij ndonjë objektiv personal. Menaxheri im më foli mirë për këtë ekip dhe pranova menjëherë. Uroj që Pisa të jetë ekipi ku do të afirmohem.

Rei Manaj foli edhe për karakterin e tij, që i ka sjellë probleme në të kaluarën.

Rei Manaj, futbollist i Pisa:

Ndjehem mirë nga ana fizike. Duhet të përmirësoj karakterin tim, por ata që do të më njohin do të ndryshojnë menjëherë mendim.

Rei Manaj gjen te Pisa edhe dy futbollistë shqiptarë, Samir Ujkanin dhe Edgar Çanin./ TV KLAN