Rei Manaj nuk arriti t’i japë fitoren Pisa në përballjen direkte të kampionatit me Latina. Ndeshja e javës së 31 të Serie B përfundoi në baraizm 1 – 1 me sulmuesin shqiptar që shënoi golin për ekipin toskan, hera e dytë me këtë fanellë. Manaj realizoi shumë pranë portës duke befasuar mbrojtjen kundërshtare në minutën e 50’.

Pisa nuk mundi të ruante avantazhin me një rival direkt për mbijetesë si Latina, pasi Corvia shënoi golin e barazimit pak minuta para fundit. Samir Ujkani ishte shpëtimtar me pritjet e tij duke i dhënë të paktën 1 pikë Pisa. Sulmi i Kombëtares ka treguar se është në fomrë në ndeshjet e fundit pasi gol kohët e fundit kanë shënuar edhe Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi e Azdren Llullaku.

Tv Klan