Edhe pse jo e natyrshme që të festosh 1-vjetorin e vendosjes së një vepre arti në një hapësirë publike, “Reja” është instalacioni i parë i krijuar nga arkitekti japonez Sou Fujimoto, katër vite më parë, që i dedikohet një festival në 1-vjetorin e vendosjes në Tiranë. Për të kurorëzuar ekzistencën 12 mujore, artistë shqiptarë e të huaj janë ftuar nga drejtoria e festivalit, Edit Pula, për të sjellë artin e tyre, që nga mbrëmjet poetike, shfaqjet e filmave e deri te kërcimet bashkëkohore në brendësi të “Resë”.

E vendosur mes diskutimesh se instalacioni i metaltë e bën të pa – shqueshme ballinën e Galerisë Kombëtare të Arteve. “Reja” është kthyer jo vetëm në një vend fotografimi por edhe në një skenë alternative të artit, një mundësi kryesisht për të rinjtë për të sjellë produktet e tyre artistike.   

Për çdo mbrëmje deri të shtunën në “Re” do të ketë intesitet shfaqjesh. Në pritje të vendosjes së një tjetër vepre arti në një nga hapësirat e Tiranës, ajo do të qëndrojë këtu të paktën edhe për dy vite. /Tv Klan