Ruth Jebet vendosi rekordin e ri botëror në 3000 metra me pengesa. Atletja keniane e cila garoi për Bahrenin arriti suksesin në Paris, etapa e 12 e Diamond League.

Jebet kaloi finishin pas 8 minutash, 52 sekondash e 78 të qintat, duke përmirësuar me më shumë se 6 sekonda kohën e ruses Gulnara Galkina, e realizuar në Pekin 2008. 19-vjeçarja po tregon se do të bëjë histori në këtë garë, pasi pak ditë më parë u shpall kampione olimpike.

Ruth Jebet fitoi në finalen e 3000 metrave me pengesa në Rio 2016, duke përmirësuar edhe rekordin aziatik. Pritet që Jebet të japë rezultat edhe në botërorin që do të mbahet verën e ardhshme në Londër.

Tv Klan