Ashik-GavaiKy është 17-vjeçari indian Ashik Gavai. Ka thyer padyshim rekordin botëror për numrin e dhëmbëve të hequr në një rast jashtëzakonisht të rrallë.

Në një operacion 7-orësh atij i janë hequr plotë 232 dhëmbë, të formuar për shkak të një tumori në pjesën e djathtë të nofullës së poshtme adoleshentit, tha Shefi i Departamentit të Stomatologjisë të spitalit në qytetin e Mumbai, ku u zhvillua ndërhyrja kirurgjikale.

Po sipas tij, rasti i 17-vjeçarit është diagnostikuar si odonto më komplekse, që do të thotë se tumori – që është përcaktuar si beninj, i padëmshëm – stimulon  rritjen galopante të dhëmbëve në një numër të madh.

Kjo formë sëmundje çon në një kohë të shkurtër në pamundësi të përtypjes së ushqimit.

Adoleshenti kishte të paktën 18 muaj që kishte shfaqur probleme, por mjeku i zonës ku ai banonte nuk kishte mundur të kuptonte arsyen e sëmundjes.

Aktualisht 17-vjeçari ka 28 dhëmbë nga 32 që është maksimumi.

Tv Klan