Manchester City nuk ndalet më duke vendosur një rekord të ri në Premier League. Ekipi i Pep Guardiola arriti fitoren e 15 radhazi në kampionat, duke kaluar rekordin 15 vjeçar të Arsenal që ishte ndalur në 14 suksese të njëpasnjëshme. Manchester City mundi 4 – 0 Swansea duke forcuar edhe pozitat në krye të renditjes.

Një marshim i panadalshëm i City që nuk po njeh rivalë, pasi barazimi i fundit ishte në 21 gusht ndaj Everton. Manchester United ndodhet në vendin e dytë 11 pikë larg. Ekipi i Jose Mourinho  në anën tjetër fitoi 1 – 0 takimin me Bournemouth falë golit të Lukaku.

Arsenal nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në derbin me West Ham në përballjen e javës së 17 dhe qëndron jashtë zonës Champions. Një shans i shpërdoruar edhe nga Liverpool që e mbylli po 0 – 0  takimin me West Bromwich.

Tv Klan