barcelona1

Barazimi 1 – 1 me Valencia vendos një rekord të ri për Barcelona, 29 ndeshje pa humbje radhazi, pikërisht në takimin që e kualifikoi në finalen e Kupës së Mbretit.

Luis Enrique përmirëson kështu ecurinë e skuadrës së drejtuar në sezonin 2010 – 2011 nga Pep Guardiola.

Në 130 ditë pathyeshmëri, duke shënuar 87 gola dhe pësuar vetëm 15.

Skuadra e hedhur në fushë për sfidën gjysmëfinale të kthimit në Kupën e Mbretit nuk kishte yje, por shmangu humbjen.

Valencia, që kishte një mbështetje të pakët të tifozëve, pas disfatës 7 – 0 në takimin e parë, shënoi e para me kapitenin Negredo. Barazimi u vendos nga një sulm i lojtarëve të skuadrës së dytë, një shenjë se edhe të rinjtë kanë një përgatitje të mirë.

Mesfushori Kaptoum ishte autori i golit.

Barcelona duhet të presë të kualifikuarin në takimin Celta Vigo – Sevilla, për të njohur kundërshtarin në finalen që do të luhet 21 Maj.

Tv Klan