Kina ka raportuar mbi 35 mijë infektime të reja më 25 Nëntor. Mbi 3 mijë prej tyre ishin simptomatikë, ndërsa mbi 31 mijë ishin asimptomatikë.

Kjo është dita e tretë radhazi që në Kinë vazhdon rritja e rasteve me koronavirus. Po ashtu, raportimi i së premtes është shifra më e lartë e regjistruar prej këtyre 3 ditëve dhe numri sa vjen e shtohet.

Siç raportojnë mediat, si pasojë e infektimeve nuk ka fatalitete. Reuters shkruan se qytetet e mëdha vazhdojnë të përballen me sfidat për të mbajtur shpërthimet e vatrave të virusit. Deri më tani piku i rasteve të reja është shënuar në Chongqing dhe Guangzhou.

Chongqing, një qytetet me 32 milionë banorë raportoi të premten mbi 7 mijë raste. Mbi 7 ijë raste u raportuan edhe në Guangzhou. Pothuajse në të gjitha provincat kineze ka shpërthime të Covid./tvklan.al