Merkato e verës këtë vit ka shënuar rekord përsa i përket shumave që kanë qarkulluar për blerje dhe shitje lojtarësh. Sistemi ndërkombëtar i FIFA-s për transfertat e futbollistëve bën bilancin sipas të cilit rezulton se 5 kampionatet më të mëdha në Europë mbajnë vendet e para.  

Në mbarë botën janë kryer 7,590 transferta ndërkombëtare lojtarësh. Shpenzimet globale arrijnë në 4.71 miliardë dollarë. 77.9% e këtij shpenzimi është bërë nga 5 kampionatet më të mëdha në Europë, në vlerën e 3.67 miliardëve.

Në rang shtetesh, Anglia mban vendin e parë përsa i përket shpenzimeve me 1.40 miliardë dollarë, më shumë se dyfishi i vendeve të tjera.

Spanja është përfituesja me e madhe me 752.3 milionë dollarë duke e bërë këtë shtet edhe të parin sa i përket bilancit pozitiv të klubeve.

Rritjen më të madhe të shpenzimeve e ka regjistruar Franca me një total prej 604.1 milionë dollarë, në afrimin e futbollistëve nga jashtë vendit. 

Gjermania dhe Italia janë dy vendet më shpenzimet më të ulëta në këtë renditje. 519 milionë dollarë kanë shpenzuar gjermanët ndërsa 506.8 janë shpenzimet në Itali./Tv Klan