Ka vetëm 4 javë që shfaqet në kinematë amerikane, por po korr fitime kolosale. Bëhet fjalë serinë e dytë të filmit “Xhumanxhi, Mirësevini në Xhungël”, i cili gjatë kësaj fundjave përfitoi mbi 27 milionë dollarë, duke u renditur i pari për përfitime nga shfaqjet në një fundjavë të vetme.

Brenda këtyre 4 javëve, producentët e tij kanë përfituar rreth 666 milionë dollarë nga të drejtat e transmetimit dhe shfaqjen në kinema në të gjithë botën. Ndërsa buxheti për prodhimin e filmit nuk i kalonte 90 milionë dollarë.

“Xhumanxhi 2”, një komedi për fëmijë tregon aventurën e 4 adoleshentëve, të cilët zhyten në botën magjike të video-lojërave. Ata duhet të përmbushin sfidat e aventurave në xhungël, si e vetmja mënyrë për t’u rikthyer në botën reale.

Producenti Xhejk Kasdan ka përzgjedhur për rolet kryesore aktorët Suejn Xhonson, Karen Gillan e Kevin Hart. “Xhumanxhi 2” shfaqet në kinema 22 vite pas variantit të parë, ku rolin kryesor e kishte i famshmi Robin Uilliams.

Tv Klan