Me dopietën e sotme kundër Juventusit në finalen e Champions League (Juventus 1 – 4 Real Madrid), portugezi Cristiano Ronaldo, ka arritur në shifrën e 600 golave të shënuar me klube dhe kombëtare përgjatë karrierës së tij.

Sipas “Goal.com”, Ronaldo arriti këtë shifër legjendare me golin e dytë të shënuar përballë Gianluigi Buffonit në Cardiff.

Kështu, Ronaldo deri më tani ka shënuar 529 gola me klubet, përfshirë Sportingun, Manchester United dhe Realin e Madridit si dhe 71 gola me kombëtaren.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë”, po ashtu është edhe futbollisti i parë në histori që ka shënuar më shumë se 100 gola në Ligën e Kampioneve, teksa me dopietën e sotme ka arritur në kuotën e 106 golave.

Ronaldo fitoi sonte trofeun e katër të Champions League, tre me Realin e Madridit dhe një me Manchester United./tvklan.al