Renato MekolliFituesi i tre herë “Kapelja e Artë”, kuzhinieri më i mirë i Greqisë, shqiptari Reanto Mekolli ka lënë gjurmë edhe në Turqi.

Kudo ku shkon bën diçka ndryshe dhe nuk mund të mos vihet re prezenca e tij.

Kështu ka ndodhur edhe në Turqi, teksa ndodhet me pushime, Reanto është veshur si “Sulltan Sulejmani”.

Reanto ka postuar në rrjetin social “Facebook” një video të titulluar “Crazy Chef”,  ku është veshur si “Sulltan Sulejmani” dhe takon të gjithë njerëzit që takon në rrugë,  nga ku shumë fëmijë janë argëtuar teksa shihnin Renaton e veshur si një turk.

Renato Mekolli falë talentit dhe punës së tij në kuzhinë është vlerësuar tre herë me çmimin “Kapelja e Artë”, akorduar nga shefat më të mirë të Greqisë.

Që prej 4 vjetësh drejton restorantin më historik të Athinës, “Vasilainas”.

M. Sejdini