Prej disa ditësh Greqia po përballet me përmbytje masive, të cilat kanë shkaktuar dhjetëra të vdekur dhe të plagosur, si dhe disa persona të humbur.

Sipas mediave greke mëngjesin e së premtes autoritetet kanë njoftuar se numri i personave të zhdukur është rritur dhe kërkimet po zhvillohen në disa zona të Mandrës, Atikës dhe Nea Parmos.

Deri të enjten natën numri i personave të zhdukur ishte katër. Dy burra janë shtuar në këtë listë, të cilët janë zhdukur që nga fillimi i fenomeneve intensive të motit dhe janë identifikuar së fundmi në zonën e Mandrës.

/tvklan.al