Mbjellja me qiparisa është fillimi i shndërrimit të kampit famëkeq të punës së detyruar, i njohur si “Reparti 84” në Tepelenë, në një vend të kujtesës. Ishin të mbijetuarit dhe familjarët e tyre që vendosën fidanët e parë në zemër të kampit, aty ku 300 fëmijë, foshnje nga 0 deri në 1 vjeç u zhdukën ose humbën jetën nga sëmundjet e uria, në Ditën Ndërkombëtare e të Zhdukurve.

 Mbi kujtimet e një prej të mbijetuarve, Lek Pervizit, ky kamp do të ketë edhe muzeun e tij.

Në “Reparti 84” të Tepelenës u internuan të paktën tre mijë trashëgimtarë ose të afërm të të arratisurve brenda apo jashtë Shqipërisë, të të burgosurve politikë apo partizanëve të dezertuar nga ushtria komuniste nga viti 1949 deri në 1953. Pjesa më e madhe e familjeve të persekutuara ishin nga veriu i vendit, të njohura si “Rezistenca e Maleve” që kundërshtuan me armë vendosjen e diktaturës komuniste në Shqipëri.

Tv Klan