Autoritetet italiane kanë dhënë alarmin për linjën e re të trafikut të drogës dhe të armëve, nga Shqipëria dhe Kosova. Bëhet fjalë për fluturimet me avionë të vegjël, ndërsa “repubblica.it” shkruan se, Bari dhe Brindisi janë dy qytetet që janë “mbytur” nga droga dhe armët shqiptare.

Sipas autoriteteve italiane tani linjat ajrore me avionë të vegjël, dy vendësh, që janë të aftë të udhëtojnë distanca të gjata, janë shtuar. “Repubblica.it” shkruan se kanë rënë konfiskimet që autoritetet bënin në porte apo në rrugën detare, kështu grupet kriminale kanë ndryshuar strategjinë.

Rasi më i fundit që është përdorur një avion për transport droge apo për armë ka qenë muaji mars, ku sipas autoriteteve një avion i vogël ishte futur në qiellin e Pulias, pa leje në hapësirën ajrore italiane.  “Repubblica.it” përmend edhe dy rastet kur u kapën avionë më drogë nga Shqipëria drejt Italisë.

1 2 3

Një tjetër risi i krimit të organizuar shqiptar, sipas autoriteteve italiane, është dhe futja në sasi të mëdha të armëve. “Të gjitha armët vijnë nga Shqipëria dhe Kosova”, kanë thënë autoritetet italiane.

/tvklan.al