Reshjet e dëborës kanë shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve e mjeteve në shumë qytete të vendit. Policia e Fierit, në bashkëpunin me emergjencat civile dhe pushtetin vendor thotë se janë të angazhuara për sigurimin e lëvizjeve të mjeteve si pasojë e vështirësive të krijuara nga rënia e dëborës dhe prania e ngricave në rrugë. Kjo polici njofton qytetarët edhe për disa akse rrugore dhe zona të caktuara kanë prezencë të borës dhe akullit në rrugë.

Konkretisht, akset rrugore më problematike ku duhet të bëni kujdes dhe të përdorni zinxhirë janë 

aksi Fier-Ballsh, ka prani të dëborës dhe kalohet vetëm me zinxhirë; aksi rrugor Fier-Tepelenë ka prani të borës dhe akullit dhe duhet të përdoren zinxhirët; aksi rrugor Çermë-Lushnje-Fier, është i hapur por ka prani të ngricës në asphalt, si dhe aksi Fier-Vlorë dhe Lushnje-Berat ka prani të akullit dhe këshillohet të ecet me shpejtësi të ulët në këto akse.

Policia e Fierit thotë se është në gadishmëri, ku po monitoron lëvizjen e automjeteve duke i ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë./tvklan.al