Bora përfshiu rajonin e verilindjes, duke mbuluar sipërfaqet e mbjella dhe pemët. Fermerët në Kukës iu tremben dëmeve që mund të shkaktojë i ftohti.

Paqëndrueshmëria e motit do të vazhdojë deri të dielën. Në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar deri ne bllokime te përkohshme.

Edhe në Dibër përllogariten dëme nga bora. Specialistet paralajmërojnë përkeqësim të situatës për shkak se pemtaria është në fazën e lulëzimit.

Ne rajonin e Dibrës ne lartësinë mbi 700 m shtresa e borës ka arritur deri në 10-15 cm. 

Edhe Juglindja u përfshi nga reshjet e borës. Në Dradhë dhe Voskopojë trashësia e saj shkoi ne 15 cm. Për shkak të uljes së temperaturave pati vështirësi qarkullimi ne drejtim të pikave turistike, kurse rrugët nacionale ishin normalisht të qarkullueshme.

Tv Klan