Mëngjesin e kësaj të diele e gjithë verilindja u mbulua nga reshje të dendura dëbore. Megjithatë edhe pse me intensitet të lartë, në Kukës reshjet e dëborës nuk krijuan problem në akset kryesore.

Tek Rruga e Kombit, por edhe të gjitha akset e tjera rrugore qarkullohet pa zinxhirë. Ndërsa mjetet borëpastruese janë vënë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast  nëse do të ketë situata problematike. Edhe në fshatrat e thella malore të rajonit verilindor nuk ka probleme.

 Energjia elektrike nuk ka munguar dhe furnizimi me ujë të pijshëm është i rregullt.

Tv Klan