Reshjet e shiut kanë ndihmuar në shuarjen e të gjitha vatrave të zjarrit që kanë qenë aktive në disa qarqe të vendit.

Emergjencat Civile njoftojnë sot se vatrat e zjarrit janë shuar plotësisht. Deri ditën e djeshme, kanë qenë aktive 10 vatra zjarri në disa qarqe, konkretisht në Shkodër, Lezhë, Dibër, Fier, Gjirokastër dhe Elbasan. Reshjet që mbizotëruan në vendin tonë gjatë ditës së djeshme, por edhe ulja e temperaturave, ndihmuan në shuarjen e vatrave që kanë qenë aktive.

Kujtojmë se gjatë muajit korrik dhe gusht, në të gjithë vendin pati vatra të shumta zjarri për shkak të temperaturave tejet të larta dhe zjarrvënieve të qëllimshme, të cilat shkaktuan djegien e shumë masiveve pyjore.

/tvklan.al