Objekte të kultit si të besimit të krishterë dhe mysliman që prej vitesh nuk kishin njohur vëmendje, sot i gjejmë në një fazë të re, atë të restaurimit . Ndërhyrjet janë kryer ose po kryhen në 14 kisha dhe xhami. Në disa kantiere si “Shën Thanasi” në Karavasta apo “Shën Triadha” në Berat, punimet janë mbyllur dhe i janë rikthyer aktivitetit të përditshëm. Në proces shpëtimi janë katër objekte të besimit orthodhoks në Voskopojë dhe një operacion delikat si ai në kishën e Labovës së Kryqit për shkak të kupolë së pjerrët. Kjo vëmendje ndaj institucione të kultit për ministren e kulturës Mirela Kumbaro është në funksion të ri-jetësimit të qendrave historike.

Restaurimi i kishës së Kosinës në Përmet dhe Sopikut në Gjirokastër është plani më i afërt i Ministrisë së Kulturës.

Përveç ri-ngjalljes së institucioneve të besimit, shumë objekteve me vlera artistike dhe historike që iu ishte mohuar statusi “monument kulture” po u përgatitet dosja e njohjes si të tillë.

 

Tv Klan