Një kamerier në një restorant kinez në Padova të Italisë, pretendon se në punën e tij shërbehet mish njeriu. Kjo ngjarje ka tmerruar gjithë njerëzit në rrjetet sociale që kanë parë këtë foto.

Restoranti në Itali është denoncuar te autoritetet nga një përdorues i rrjeteve sociale, pasi pa foton e kamarierit që e kishte publikuar në Facebook. Në foto duken dy këmbë njeriu të vendosura në një pjatë blu dhe sipas kamarierit  i janë shërbyer për darkë një tregtari nga Sllovenia që ishte bashkë më miqtë e tij në restorantin kinez.

Edhe pse policia ka bërë kontrolle dhe inspektime nuk ka gjetur asnjë gjurmë të mishit të njeriut që pretendon kamerieri.

Por ata kanë gjetur 55 kilogramë mish dhe peshk të ngrirë, të cilët rezultuan të jenë të skaduara.

Policia është konsultuar me një patolog për këmbët që janë në foton e postuar nga kamarieri. Në fillim u pretendua se janë këmbë ariu, por rezultoi që nuk ishin. Hetimet po vazhdojnë nëse janë këmbë njeriu apo jo./tvklan.al