Për bashkëpunimin e ri muzikor mes Pink dhe reperit amerikan Eminem këngëtarja ka një histori për të treguar. Gjatë një interviste për Illustarted ajo ka thënë se Eminem është njësoj si çdo mashkull tjetër.

Edhe pse i ka dërguar një email me dy paragrafë për bashkëpunimin, përgjigjia e tij ka qenë as më shumë as me pak, por vetëm një OK.

Ajo i ka rishkruajtur sërish për konfimim dhe përgjigjia e tij vazhdonte e njëjtë me të parën vetëm një OK.

Për sa i përket projektit, kënga quhet Revenge dhe ka dalë vetëm në versionin audio për publikun teksa pritet edhe regjistrimi i videoklipit. Në vetëm dy ditë ka arritur të mbledhë 17 mijë klikime në Youtube.

Burimi: KLAN PLUS

Gazetare: M. Fagu