Revista amerikane “Pop Dust” thur elozhe për shqiptaren Era Istrefi duke e cilësuar si një këngëtare të veçantë dhe e denjë për të konkurruar në muzikën ndërkombëtare. Ajo ka dhënë një intervistë për këtë revistë.

E ardhur nga një qytet i vogël i Kosovës, Era Istrefi gjithmonë ka ëndërruar që ta ndajë muzikën e saj me botën dhe kjo po i ndodh tani”

, janë fjalët me të cilat revista amerikane nis shkrimin për Erën.

Këngëtarja thotë  se nuk e  njeh  industrinë në  Amerikë, por shprehet se është e  mahnitshme që ndodhet atje.

Revista  e komenton  Erën  si  një  artiste introverte  dhe  këtë  e  shfaq  dhe  në  bashkëpunimin  më  artistin  francez  në  këngën  e  fundit.

Ajo  tregon  se  për  këngët  e  saj  përkushtohet  100 %   bashkë  me  ekipin  për  të  nxjerrë në treg një këngë të  bukur.  Në një botë të  mbushur plot me marka dhe trende Era tregon stilin e saj personal. Ajo tregon se ndjek Rihanën dhe Beyoncen  dhe nëse vazhdon kështu ndoshta i kalon divat e muzikës.

Burimi: Klan Plus