Partia e Presidentit francez Emmanuel Macron ka fituar një shumicë të qartë parlamentare. La République en Marche, së bashku me aleatët e saj MoDem, fitoi më shumë se 300 vende në Asamblenë Kombëtare me 577 ulëse. Fitorja e Macron është më i ulët nga sa pritej. Pjesëmarrja ishte veçanërisht e ulët, me vetëm 37%.

Partia e Macron u formua rreth një vit më parë dhe gjysma e kandidatëve të saj kanë pak ose aspak përvojë politike.

Republikanët konservatorë dhe aleatët e tyre mund të formojnë një bllok të madh opozitar, me 125 deri 131 vende. Ndërsa socialistët, të cilët ishin në pushtet për 5 vitet e fundit, së bashku me partnerët e tyre, do të marrin rreth 40 vende në parlament, një nga rezultatet më të dobëta të shënuara ndonjëherë.

Marine Le Pen do të jetë për herë të parë në parlamentin francez, ndërkohë që partia e saj e ekstremit të djathtë do të përfaqësohet me 8 deputetë. Rezultati ka larguar të gjitha partitë kryesore nga mazhoranca parlamentare dhe i jep presidentit 39-vjeçar një mandat të fortë në parlament për të ndjekur planet e reformave pro-BE dhe pro biznesit.

Si pjesë e paketës së reformave të Macron duhet që në 5 vitet e ardhshme shkurtimet buxhetore të arrijnë në 60 miliardë dollarë. 120 mijë vende pune të administratës publike do të shkurtohen ndërsa tregu i punës dhe i pensioneve do të reformohet sipas skemave private.

Tv Klan