manaj-inter

Rey Manaj realizoi golin e radhës për Interin, në suksesin ndaj Barit në Kupën “San Nikola”.

Sulmuesi shqiptar, u zgjodh si titullar me trajnerin Roberto Mançini që kërkon të bindet përfundimisht përpara sesa të vendosë, për ta huazuar në janar, ose për ta mbajtur në skuadër.

Përgjigja e sulmuesit 18 – vjeçar ishte mjaft e mirë.

Ai jo vetëm shënoi në fitoren 2 – 0 në turneun tresh, por edhe kombinoi rregullisht me shokët e skuadrës.

Siç e ka thënë De Biazi, Manaj ka potencial të madh dhe do të jetë një sulmuesi i rëndësishëm për Kombëtaren Shqiptare, por edhe për skuadrën ku do të luajë.

Tv Klan