Pas më shumë se 100 ditë protesta të dhunshme në Venezuelë kundër presidentit Maduro, situata ka degjeneruar në atentate. Një nga kandidatët e asamblesë kushtetuese është ekzekutuar gjatë kohës që mbante një fjalim publik gjatë një takimi elektoral.

Sipas dëshmitarëve, José Luis Rivas  u qëllua nga një person që ndodhej mes turmës së ndjekësve të tij. Mediat vendase raportuan të dhëna të pakta mbi ngjarjen, por viktima është qëlluar disa herë nga autori përpara se të binte i vdekur në podiumin e fjalimit.

Më herët gjatë ditës, një shpërthim i fortë ndodhi në rrugët e Karakas, duke lënë 7  anëtarë të Gardës Kombëtare Venezueliane të plagosur rëndë.

Sulmi vjen një ditë pas hapjes se fushatës për Asamblenë Kushtetuese Kombëtare.

Dhuna ka paralizuar vendin prej më shume se tre muajsh. Të paktën 94 persona kanë humbur jetën gjatë protestave të drejtuara nga opozita e cila kërkon rrëzimin e qeverisë.

Tv Klan