Një ekspozitë për Shqipërinë. Një holandez dhe një shqiptare janë bërë bashkë për t’i sjellë publikut të Tiranës, trashëgiminë kulturore në pikturë, një nga qasjet më të zakonshme artistike.

Ajo që e solli Ministren e Kulturës në hapjen e ekspozitës në Muzeun Historik Kombëtar, ishte njëri nga autorët, Anita Duriçi, ish studentja, sot asistentja e saj.

Kjo ekspozitë shërbeu edhe për daljen e parë të Dorian Koçit, si drejtor i ri i Muzeut Historik Kombëtar.

E vendosur në hollin kryesor, krijimet që sipas artistit holandez Kess Stalman, sjell anën e bukur të Shqipërisë, është e vizitueshme deri në javën e ardhshme./Tv Klan