Vijon riatdhesimi i azilkërkuesve Shqiptarë nga Franca dhe Gjermania.

Sipas policisë, brenda 24 orëve të fundit në Rinas janë ulur 3 chartera me shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil për motive ekonomike apo shëndetësore në Gjermani dhe Francë.

Në total mësohet se janë riatdhesuar 157 persona, 131 nga Gjermania dhe 26 nga Franca.

Në një komunikatë për shtyp, Policia e Shtetit tha se po bashkëpunon ngushtësisht me të gjitha policitë partnere për të riatdhesuar të gjithë ata shtetas që kërkojnë azil në vendet e BE-së.

Masat shtesë të marra në fillim të muajit Gusht kanë sjellë një rënie të shtetasëve që kërkojnë të shkojnë në vendet e BE-së me qëllim kërkimin e azilit.

Policia i’u bën thirrje të gjithë atyre që tentojnë apo përpiqen të gjejnë rrugë të ndryshme , të mos bien pre e mashtrimeve, të mos bëjnë shpenzime të kota, pasi shanset për azil në vendet e BE-së janë zero.

Të gjithë ata shtetas që kërkojnë një shkollim më të mirë, që duan të gjejnë punë të ligjshme, kanë të gjitha mundësitë dhe rrugët ligjore për ti kërkuar në vendet e BE-së./tvklan.al