shfaqlja

Aktorët e serialit të famshëm të Disney “High School Musical”, do të mblidhen për të festuar 10 vjetorin e premierës së parë të fimit. Ata do të shfaqen në sallat e “Wast High School” për të kujtuar episode dhe fragmente të serialit, të cilat do transmetohen per publikun në “Disney Channel” të mërkurën në mbrëmje.

“Lifestyle Weekly” raporton se nga 6 aktorët kryesorë të fimit, i vetmi që do të mungojë do jetë Zac Efron, i cili  për vite me radhë ka luajtur rolin e Troit. Efron nuk do jetë i pranishëm në këtë ribashkim të yjeve, për shkak të premierës së filmit të tij të ri, “Dirty Grandpa”.

ashly

Ndërkaq Ashley Tisdale, publikoi më herët në Instagram një foto të yjeve të shfaqjes muzikore të shkollës, gjatë xhirimeve speciale në këtë përvjetor.

Në 2006, kur filmi pati premierën e parë, aktorët ishin të panjohur për botën e showbizit, ndërsa tani pas 10 vitesh ata kthehen për të kujtuar rolet që i bënë të famshëm./tvklan.al