Për më shumë se tre orë, qarkullimi në askin Vlorë-Orikum dhe anasjelltas ka qënë i bllokuar.

Shkak për këtë u bë shkëputja e një masivi shkëmbor në zonën e njohur si “Kalaja”. Në momentin që ka ndodhur shkeputja, në rrugë kanë qënë duke udhëtuar automjete dhe jeta e qytetarëve u rrezikua mjaf.

Masivi ra mbi një makinë, e cila ka qënë e parkuar anës rrugës, po për fat të mirë në të nuk ka pasur njerëz. Më pas trafiku u rëndua për shkak se lëvizja e mjeteve ka qënë e madhe, duke sjellë varg makinash deri në zonën e Skelës, si dhe irritimin e qytetarëve. 

Autoritet lokale kërkuan ndihmën e forcave xheniere, të cilët mbërriten me helikopter nga Tirana. Pas kqyrjes së situatës nga ana e tyre u vendos që masivi shkëmbor të hiqej nga rruga dhe të fillonte lëvizja e mjeteve, pasi nuk paraqitej asnjë rrezik.

Vetëm rreth orës 15 e 30 minuta ka rinisur qarkullimi në zonën e “Kalasë” te Uji i Ftohtë. Ndërsa forcat xheneire do të vazhdojnë të qëndrojnë në vendin ku ndodhi rrëshqitja, për të ndjekur situatën nga afër.

Tv Klan