Rihanna dhe Cara Delevigne janë dy nga yjet më të njohur në fushat e tyre, muzika dhe moda. Por këtë herë, regjisori francez Lyk Beson, i ka bashkuar në filmin fantastiko-shkencor, Valerian dhe qyteti i mijëra planeteve.

Këngëtarja nga ishujt Barbados, interpreton rolin e një alieneje, ndërsa supermodelja britanike luan rolin e një agjenteje e cila duhet të eliminojë kërcënimin që vjen nga jashtëtokësorët.

Lyk Beson e ka vendosur ngjarjen në shekullin e 28-të, në një kohë kur ekuilibri mes specieve të ndryshme ndër-galaktike, kërcënohet nga një forcë e panjohur.

Rihanna u shpreh mjaft e emocionuar për pjesëmarrjen në film, ndonëse nuk ishte përvoja e parë në kinema. Këngëtarja 29-vjeçare ka interpretuar më parë në 5 filma të tjerë./Tv Klan