rihanna

Dëshmitarë të shumtë kanë parë çiftin e famshëm të shkëmbejë puthje gjatë qëndrimit të tyre në Paris, gjë që ka shtuar zërat për një lidhje dashurie mes tyre.

Prestigjozja “The Sun” shkruan se çifti është  puthur plot pasion në klubin e natës “Arc”.  DiCaprio i cili është në pritje të çmimit “Oscar” ishte në Paris për promovimin e filmi “The Revenant”, i nominuar deri tani në 12 kategori.

Zhumrat për një lidhje mes dyshes së famshme kanë filluar që në vitin 2014, pas puthjes në një festë ditëlindjeje. Por deri tani asnjë prej tyre nuk ka konfimuar thashethemet për një romancë mes të dyve.

DiCaprio u nda një muaj më parë nga modelja Kelly Rohrbach, ndërsa Rihanna është shprehur se ajo nuk ka pasur më lidhje serioze pas ndarjes me Chris Brown në vitin 2012./tvklan.al