Këngëtarja Rihanna ka postuar një foto në rrjetin social Instagram ku shpreh dhimbjen për humbjen e kushëririt të saj 21- vjeçar si dhe bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës më armë.

Tavon Kaiseen Alleyne është qëlluar disa herë më armë dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Barbados.

“Nuk mund ta besoj që dje ishte nata e fundit që të mbajta në krahë! Asnjëherë nuk mendova se do të ishte hera e fundit që ndjeja ngrohtësinë në trupin tënd! Do të dua gjithmonë!”

është shprehur Rihanna. Gjithashtu ajo bëri thirrje që t’i jepet fund dhunës me armë.

Alleyne ishte duke ecur në zonën e Shën Michael në Barbados rreth orës 19:00, dhe është qëlluar me armë nga një burrë, shkruan Nation News.

/tvklan.al