Pas historive të dashurisë me këngëtarë si Chris Rock, Drake, apo edhe fiksimi i shumëpërfolur për yllin e NBA, Lebron James, Rihana duket se ka nisur një tjetër romancë.

Këngëtarja 29-vjeçare është fiksuar nga paparacët në momente intime me Hassan Jameel, trashgimtar i një prej familjeve më të mëdha arabe, me një pasuri 1.5 miliard dollarë, e cila ndër të tjera ka të drejtën e shitjes së automjeteve Toyota në Arabinë Saudite.

Rihanna dhe sipërmarrësi arab u fotografuan në brigjet spanjolle. Miqtë e yllit të muzikës Pop, rrëfejnë se ajo është mjaft e dhënë pas dashurisë së re.

Përtej pasurisë dhe familjes nga e cila rrjedh, Hassan Xhamel nuk është një emër i panjohur për mediat rozë. Në vitin 2016 ai është fotografuar përkrah supermodeles Naomi Campbell, me të cilën mendohet se ka pasur një lidhje.

Tv Klan