rihannaKëngëtarja nga karaibet së bashku me artistë të tjerë është përzgjedhur që të jetë pjesë e kolonës zanore të filmit të ri të James Bond. Duket që tashmë kjo gjë është e vendosur, pasi këngëtarja në fjalë pritet që të takohet me producentët gjatë fundjavës.

Sipas disa zërave të brendshëm thuhet se këngëtarja 26 – vjeçare do të ketë edhe një rol inetresant në këtë film. “E duan për kolonen zanore të filmit, por edhe një rol i saj në film do të ishte një vlerë e shtuar”, është shprehur një prej forntit të “Hollywood Life”. Provat për filmin e ri të titulluar “Bond 24” do të fillojnë gjatë muajve të ardhshëm.

Pjesë e roleve të 007 do të jetë sërish Daniel Craig, Ralph Fiennes, Ben Ëhishaë dhe Naomie Harris. Ky film pritet që të dalë në treg në 29 tetor të vitit 2015. Për Rihannën kjo nuk është eksperienca e parë, pasi në vitin 2012 ajo ka qenë pjesë e filmit “Battleship”.

V. Kërçiku