Riri

Artisja e muzikës R&B raportohet se është ndaluar nga policia për mbajtjen e një koncerti pa bileta dhe marshimin me protestuesit në Baltimore, gjatë trazirave në fillim të këtij viti.

Baltimore Sun ka publikuar një dokument në fillim të kësaj jave ku tregohet se menaxheri i këngëtares kishte kërkuar lejen e këtij koncerti, menjëherë pas shpërthimit të trazirave të dhunshme, që lindën si pasojë e vdekjes së afro – amerikanit, 25 – vjeçarit, Freddie Gray, i cili ndërroi jetë pas një dëmtimi të pashpjegueshëm në shtyllën kurrizore, gjatë qëndrimit në paraburgim.

Në mesazhin që u dërgua nga zyrtari i Departamentit të Medias, Eric Kowalczyk thuhej: “Rihanna dëshiron të ecë me protestuesit si dhe të japë më pas për ta një koncert pa bileta. Ajo do të vijë me avion dhe për të devijuar mediat apo shtypin do të udhëtojë në qytet me tren ( ose makinë nëse është e nevojshme)”.

Kjo mundësi, këngëtares iu refuzua nga Komisioneri i Policisë në Departamentit e Baltimores, Anthony Batts.

Menjëherë pas refuzimit këngëtarja postoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, të një oficeri policie me sy të përlotur./tvklan.al