caniUzina e Ferro-Kromit në Burrel vihet në pune pas 7 vitesh qëndrimi e mbyllur.

Rehabilitimi i uzinës dhe vënia në punë e furrës u bë i mundur nga investimi prej 500 mijë dollarë i kompanisë AlbChrome, pjesë e Balfin Grup.

Gjatë vizitës së tij në këtë uzinë, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, vlerësoi investimin strategjik në këtë zonë duke theksuar rëndësinë që ka për rajonin por edhe vendin.

Nga ana e tij Administratori i uzinës njohu Ministrin me punën e bërë, por edhe me planet e kompanisë për të ardhmen.

Projekti, i cili ka nisur ne Janar 2014, në fazën e parë ka pasur si objektiv kryerjen e rimontit të Furres si dhe instalimin dhe testimin e një sërë makinerish dhe pajisjeve.

Gjatë kësaj faze AlbChrome ka investuar rreth $300,000;

Në sajë edhe të punës së përkryer të stafit të Uzinës, u bë e munduar rindezja e furrës së shkrirjes.

Projekti do të vijoj me faza të tjera investimesh, menjëherë kemi filluar me rikonstruktimin e ndërtimeve në uzinë.

Në këtë mënyrë, AlbChrome përmbush edhe një detyrim tjetër koncesionar.

Pas vizitës në Uzinën e Ferro-Kromit Ministri i Financave vizitoi edhe Minierën e Bulqizës ku edhe pa nga afër punimet për hapjen e pusit të thellësisë.

Ai vuri në dukje se për zonat e pasura me minerale do të

përcaktohet qarte sa nga të ardhurat e rentes minerare do të përfitojnë

Me investimet e kryera nga kompania Ministri Cani vlerësoi rëndësinë impaktin pozitv hapja e vendeve të punës ka për komunitetin e kësaj.

Tv Klan