Shtëpia e Lasgush Poradecit jo vetëm si një pikëtakimi për turistët por edhe si një qendër kulturore. Si pjesë e rijetësimit të qendrës historike të Pogradecit, shtëpia e poetit do ti nënshtrohet ndërhyrjeve rregulluese paralelisht me angazhimin e Ministrisë së Kulturës për të patur një tablo të plotë të jetës dhe krijimtarisë se Lasgush Poradecit.

“Mbart të gjithë gjurmët edhe traumat e tranzicionit sepse ka munguar vëmendja ndaj gjurmëve dhe vendeve të kujtesës të figurave të mëdha kulturore shqiptare. Nuk është e kollajtë që kur ato kanë pësuar dëmtime t’i rikthesh ashtu siç do donim të ishin të paprekura”.

Për të kujtuar 30 vite pa lirikun e liqenit, në shtëpinë e tij u lexuan poezi si pjesë e fushatës “Takohemi për një libër”.

Vargjet e Lasgush Poradecit u lexuan nën sfondin e fotografive dhe dorëshkrimeve të ekspozuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.

Tv Klan