Të parin inspektim të punimeve pas ri-konfirmimit si Ministre e Kulturës, Mirela Kumbaro e bëri në Teatrin e Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Nga kantieri, ku për arsye sigurie mediat nuk mund të ishin të pranishme, Mirela Kumbaro tha se nga punimet e kryera deri më tani është përftuar një hapësirë më e madhe në funksion të skenës, vendit ku qëndron orkestra dhe publikut.

 “Është punuar në mënyrë shumë intensive dhe në kushte shumë të vështira për mungesë të hapësirave të brendshme që vazhdon të tërheqë zvarrë problemin juridik me shoqërinë italiane, problem që do ta zgjidhim së shpejti me masa të drejtpërdrejta”.

Në nisje, rikonstruksioni ishte parashikuar të përfundonte në 2020, por ecuria e punimeve, do ta shkurtojë mungesën e një teatri të mirëfilltë me një vit, në 2019.

Përveç fasadës, i gjithë teatri në brendësi do të ndryshojë pamje pas më shumë se 6 dekadash ekzistencë.

Tv  Klan