Ndoshta edhe pse është pjesë e pushtetit lokal dhe jo atij ekzekutiv, Kryebashkiaku Erion Veliaj u shfaq i pandikuar nga zhvillimet e fundit brenda koalicionit, shumë entuziast dhe konfident përkrah Ilir Metës, në inagurimin e shkollës së sapo rikonstruktuar “Kongresi i Lushnjes”.

Ilir Meta, ish – nxënës i kësaj shkolle, ishte në sinkron të plotë me Kryebashkiakun për domosdoshmërinë e investimeve në infrastrukturën shkollore. Për shkak të kofidencës që ka me të, Meta nuk ia kurseu batutat Lali Erit, siç zgjodhi ta quajë.

Nga ana e tij Kryebashkiaku foli për konsensus dhe bashkëpunim, pa të cilin tha që projektet e Bashkisë nuk do shihnin dritën e realizimit.

Rikonstruksioni i shkollës “Kongresi i Lushnjes” ku mësojnë 665 nxënës u bë me fondet e Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit.

Tv Klan